Kombetarja, stoli vertitet mes 3 emrave

14/05/2009 15:40

Emra te rinj shfaqen ne listen e kandidateve per te marre drejtimin e stolit kuqezi.

Italiani Serse Kozmi i cili ka drejtuar skuadra te tilla si Udineze, Peruxhia apo Breshia, eshte nje prej kandidateve. Nje tjeter alternative ne bllokun e kreut te FSHF-se Duka jane edhe austriaku Peter Pakult e kroati Ilija Loncareviv.

Me trajnerin Pakult jane zhvilluar bisedime paraprake dhe ne parim ai ka rene dakort te largohet nga Rapidi i Vjenes per te marre drejtimin e kuqezinjve, ndersa italiani Kozmi aktualisht eshte i papune.

Per sa i perket postit te sekretarit ne FSHF, ai do te zihet nga Eduard Prodani, i cili pason Staroven, Micin dhe Bicin. Ne daten 6 qershor, Shqiperia do zhvilloje ndeshjen e radhes kunder Portugalise per eleminatoret e boterorit 2010, prandaj zgjedhja sa me shpejt e nje trajneri do te konsolidonte me shpejt grupin kuqezi.

Top Channel