Dinamo Kiev hap dyert per Andriy Shevchenko

14/05/2009 16:30

Andriy Shevchenko nuk arrin te gjeje veten as tek Milani ku u rikthye pas eksperiences me Chelsea dhe tashme ne horizont shfaqet skuadra ku ai nisi karrieren, Dinamo Kiev.

“Per nje lojtar si ai, dyert e skuadres jane perhere te hapura. Nese do te luaje ne nivele te larta do t’ia japim kete mundesi. Tek ne mund te rilinde pas disa sezoneve zhgenjyese”, shprehet presidenti i ukrainasve Igor Surkis ne nje interviste per “Daily Mail”.

Tek Milani Shevchenko mberriti rreth nje vit me pare, por gjate ketij sezoni ai ka luajtur pothuajse vetem ne ndeshjet miqesore dhe kjo duket qarte pasi ka shenuar ne te dyja takimet e zhvilluara ne Tirane.

E vetmja pengese per rikthimin e sulmuesit ne origjine eshte bashkeshortja e tij Kristen Pazik, e cila nuk do ta deshironte jeten e Kievit per shkak te karrieres prej modeleje.

Top Channel