Briatore: Pa Ferrarin nuk ka Formula 1

14/05/2009 18:00

Kreu i skuderise Renault, Flavio Briatore ashtu si shume protagoniste te ketij sporti, ka dale ne krahun e Ferrarit, duke thene se Formula 1 pa makinen e kuqe nuk do te kishte asnje kuptim.

“Besoj se Formula 1 pa Ferrarin nuk do ishte me Formula 1. Po perpiqemi ta shikojme me optimizem kete situate. Te premten kemi nje tjeter takim dhe te gjithe duam qe shpenzimet e buxhetit te jene me te medha se norma e vendosur nga FIA. Nuk duam te ndodhemi ne poziten ku drejtoret e financave te vendosin boterorin”, shprehet inxhinieri italian.

Ne vijim, ai ka shtuar se FIA duhet te koordinohet ne veprime me skuderite. “Formula 1 mund te jetoje pa Max Mosley sepse Formula 1 jemi ne. Federata duhet te respektoje rregullat sepse jane skuderite qe duhet t’i hartojne keto rregulla. Nuk levizim nga ky qendrim sepse duam te mbrojme skuderite tona”, thekson Briatore.

Top Channel