Virusi, kombetarja japoneze e femrave anulon turneun

13/05/2009 16:45

Kombetarja japoneze e femrave ne futboll ka hequr dore nga nje turne miqesor ne Ameriken e Veriut per shkak te frikes ndaj gripit te derrave.

Lajmin e ben te ditur Federata Japoneze e Futbollit, sipas se ciles, ndeshjet kunder SHBA-se ne 20 maj ne Teksas dhe Kanadase 5 dite me pas ne Toronto jane anuluar dhe per kete jane njoftuar edhe dy federatat e vendeve perkatese.

Kjo nuk eshte hera e pare qe virusi A/H1N1 anulon ndeshje futbolli pasi pak dite me pare, klubet meksikane njoftuan largimin nga Kupa Libertadores qe zhvillohet ne Ameriken e Jugut midis klubeve me te mira te kontinentit.

Top Channel