SHBA, denohen pese terroriste
13/05/2009 03:15
Pas gjashte dite konsultimesh, juria federale e Majemit i ka cilesuar si fajtore pese nga gjashte te dyshuarit si terroriste te lidhur me Al Kaeden.
Ata akuzohen se po planifikonin nje atentat per te shkaterruar “Sears Tower” ne Cikago dhe te godisnin zyrat e FBI-se.
I dyshuari tjeter eshte shpallur i pafajshem.
Rasti lidhet me qershorin e 2006-es, kur FBI arrestoi shtate persona qe, sipas akuzes, po organizonin atentatin.
Top Channel