Ronaldinho e sheh te ardhmen larg Milanit

13/05/2009 17:50

Ronaldinho larg Milanit? Tashme nuk shihet me si nje cudi kjo hipoteze pas nje sezoni qe brazilani e ka shijuar me shume nga stoli.

Lajmin e largimit e mbeshtet vellai dhe menaxheri i lojtarit, Roberto de Assis ne nje interviste per gazeten Estado do Sao Paulo. “Nese me pyesni a mund te ndryshoje skuader Rolandinho, une them se po”, shprehet Assis, duke konfirmuar se me qendrimin e mundshem te trajnerit Ancelotti ne Milano, e ardhmja e sulmuesit eshte larg skuadres kuqezi.

Ne vijim te intervistes, menaxheri ka theksuar se nuk ka asnje mundesi qe Ronaldinho te ndjeke shembullin e Ronaldos apo Adrianos per t’u rikthyer ne Brazil, pasi ai deshiron te luaje edhe per disa vite te tjere ne Europe.  

Top Channel