Haugh: Ferrari nuk ben shaka!

13/05/2009 20:15

Numri nje i Mercedes Motorsport, Norbert Haugh ka deklaruar se McLaren Mercees nuk do ndjeke shembullin e skuderise Ferrari per te braktisur Formula 1.

“Duhet te gjejme nje zgjidhje te mundshme por nuk do terhiqemi”, shprehet Haugh, sipas te cilit, kampionati nuk mund te shihet pa dy kokekuqet ne piste. “Formula 1 pa Ferrarin nuk i leverdis askujt. Duam qe kokekuqet te jene kundershtaret tona pasi nuk arrij ta shikoj ndryshe kete situate”, thekson kreu i Mercedes.

Ne vijim, ai pohon se Ferrari nuk di te kercenoje kot dhe kjo eshte nje situate serioze. “Fola me presidentin Montezemolo dhe Domenicali-n. Eshte nje ceshtje serioze sepse nje vendim i tille nuk mund te merret me lehtesi pas 60 vjetesh prani ne pistat e Formula 1”, perfundon Haugh.

Edhe Renault duket se eshte gati te ndjeke shembullin e Ferrarit per te braktisur kampionatin boteror te Formula 1.

Top Channel