Ecclestone qeteson tifozet: Ferrari do qendroje

13/05/2009 20:45

Bernie Ecclestone qeteson gjithe te apasionuarit e sportit te Formula 1 duke thene se Ferrari do jete ne sezonin e ardhshem.

“Ata nuk duan te largohen dhe ne nuk duam nje kampionat pa ata. Mendoj se do arrijme te biem ne nje ujdi”, shprehet pronari i ketij sporti, sipas te cilit, skuderia nga Maranello do regjistrohet per vitin 2010. Diten e djeshme, skuderia italiane njoftoi zyrtarisht se nuk do ta beje regjistrimin per vitin 2010 pasi nuk eshte dakort me rregullat e reja te FIA-s per buxhetin e vitit 2010.

Ky lajm shokoi boten e Formula 1 pasi skuderia me qender ne Maranello eshte me e vjetra ne kete sport ku garon prej 60 vjetesh. Largmi i Ferrarit nga Formula 1 ka gjetur hapesire mjaft te gjere edhe ne mediat boterore. “Ferrari tremb Formula 1”, “Ultimatumi i Ferrarit”, jane disa nga titujt e tabloideve ne Britani, ndersa “L’Equipe” ne France shkruan se skuderia e kuqe po luan bllofin.

Terheqjen nga Formula 1 te skuderise Ferrari nuk e besojne as bookmeakers-at qe e kuotojne largimin me koeficentin 3.5 dhe qendrimin me koeficentin 1.2. 

Top Channel