Milan mberrin ne Shqiperi

12/05/2009 12:00

Mberrin ne Shqiperi ekipi i Milanit, per te zhvilluar pasditen e sotme ne oren 19:00 miqesoren e shumepritur me kombetaren tone ne “Qemal Stafa”.

Dhjetera tifoze priten ne Rinas idhujt e tyre. Milani vjen kesaj radhe me me shume yje: perveç Ronaldinjos, Maldinit, Sedorf, Inzagit e Shevçenkos, ne stadiumin me te madh ne vend do te zbresin edhe Kaka, Pato, Bekham, Pirlo, Gatuzo, Zambrota e Flamini. Te gjithe yjet e siperpermendur jane pjese e kontingjentit me 21 futbolliste te zyrtarizuar nga Milani vetem pak ore perpara ndeshjes.

Ashtu ai edhe gjate vizites se kaluar eshte percaktuar nje konference per shtyp. Ne oren 16:30 Kaka e Bekham do t’u pergjigjen pyetjeve te gazetareve perkrah zv/presidentit Adriano Galiani dhe trajnerit Karlo Anceloti. Nje detaj interesant per ndeshjen me skuadren e drejtuar nga Artan Bushati, e cila transmetohet direkt ne “SuperSport” ne oren 19:00, eshte se Milani do te luaje me fanelat e para, pra me ngjyrat kuqezi, ndersa Shqiperia do te zbrese ne fushe me fanelen e bardhe me shirita te kuq.

Top Channel