Milan fiton trofeun “Taci Oil” nga pika e bardhe

12/05/2009 21:15

Ne nje atmosfere festive qe “pushtoi” stadiumin “Qemal Stafa”, Milan ka mundur kombetaren B te Shqiperise nga pika e bardhe e 11 metershit, duke fituar trofeun e dyte “Taci Oil”.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3 ku kuqezinjte kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 22-te me Ronaldinho qe shfrytezoi nje asist te brazilianit tjeter Pato, duke kaluar portierin Ujkani.

Golin e dyte e shenuan serish miqte me ane te sulmuesit Schevcenko ne minuten e 48-te pasi mbylli nje trekendesh me Kaka. Me pas ndeshja ka folur per kombetaren shqiptare te udhehequr nga Artan Bushati. Goli i pare erdhi ne minuten e 64-t me Andi Lilen.

Vetem 5 minuta me vone Muzaka barazoi rezultatin me nje gol te shkelqyer, ndersa Salihi kaloi ne avantazh kuqezinjte me nje gol te shenuar me koke ne minuten e 76-te. Eshte dashur magjia e Kaka qe Milani te barazonte pak minuta para fundit pasi braziliani hyri ne mbrojtjen shqiptare duke i dhene nje asist sulmuesit Inzaghi.

Nga pika e bardhe e 11 metershit Milan eshte treguar me i sakte, pasi Kaka, Seedorf, Flamini, Thiago Solva dhe Inzaghi kane shenuar, ndersa per Shqiperine shenuan Pisha, Muzaka, Lila, Vrapi, por Beqiri e ka nxjerre topin jashte.

Top Channel