Hamilton dorezohet: Makina e ngadalte

12/05/2009 21:45

Lewis Hamilton e pranon se tashme nuk ka me asnje shprese per te luftuar per titullin kampion, duke thene se makina McLaren-Mercedes nuk do jete ne gjendje te konkurroje me makinat me te forta te ketij sezoni.

“Po e shtyj gazin deri ne fund. Skuadra po punon shume por nuk kemi bere hapat qe deshironim. Do te japim maksimumin ne cdo gare. Ky eshte motivimi yne per momentin”, shprehet kampioni i botes ne fuqi qe nuk arriti te merrte asnje pike ne garen e Katalonjes diten e diele.

“E dinim se gara e Spanjes do ishte shume e veshtire duke pare testet e Barcelones disa muaj me pare. Shpresojme qe situata te permiresohet”, vijon britaniku. Ne vijim, ai ka theksuar se makina MP4-24 do hase veshtiresi ne pistat me te shpejta te kampionatit.

“Makina jone nuk eshte mjaftueshem e shpejte, por kjo nuk me ka penguar ta shyp gazin deri ne fund ne cdo gare. Edhe pse ne Spanje nuk mora pike, nuk e cova asnjehere kemben nga gazi”, perfundon Hamilton. 

Top Channel