Bayern Munchen, Van Gaal me afer se kurre

12/05/2009 16:45

Duket se gjithcka eshte caktuar, Louis van Gaal do jete trajneri i ardhshem i Bayern Munchen.

Kete e ka bere te ditur presidenti i gjigandeve te Bavarise, Karl-Heinz Rummenigge ne nje interviste dhene per te perditshmen gjermane “Tz”. Rummenigge nuk ka zbardhur asgje nga bisedimet, por shprehu bindjen se tekniku aktual i Az Alkmar shume shpejt do drejtoje Bayern Munchen.

“Nuk ka asnje arsye per te qene pesimiste dhe nuk ka asnje plan B. Mund te them vetem se mberritja e tij eshte shume afer”, thekson numri nje u shoqerise bavareze. Rummenigge ka konfirmuar gjithashtu edhe interesimin per sulmuesin e Shtutgartit, Mario Gomez dhe fantazistin e Werder Bremen, Diego, i cili eshte me afer bardhezinjve te Juventusit.

Top Channel