Topi: Zgjedhjet, tregues i stabilitetit

11/05/2009 14:15

Presidenti i Republikes deklaron se zhvillimi i zgjedhjeve te drejta dhe te pakontensueshme do te jene nje tregues i qarte i stabilitetit te konsoliduar politik te vendit.

Ne nje takim te zhvilluar sot ne Pallatin e Brigadave me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel, presidenti Topi vleresoi ecurine e deritanishme te situates parazgjedhore ne vend.

Nga ana e tij, Engel, vuri ne dukje rolin moderator te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne rajon, per ruajtjen dhe forcimin e paqes e qendrueshmerise afatgjate ne Ballkan, – ne nje rajon, i cili pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe krijimit te nje shteti te ri shumeetnik e demokratik qe respekton te drejtat e te gjitha pakicave, eshte projektuar i teri drejt integrimit euroatlantik.

Gjithashtu Kongresmeni amerikan vleresoi lart gjithashtu edhe mbeshtetjen maksimale te Shqiperise per politiken amerikane ne rajon, si aleate e partnere e besueshme ne rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA