U shpall kenga fituese e edicionit të 6 të TOP FEST, festivalit të muzikës moderne. Me një gare të ethshme, ku padyshim nuk munguan emocionet, por edhe cmimet, më e mira i festivalit u shpall Linda, me kengen ‘Enderroj’, duke fituar edhe trofeun e madh prej 10 mije eurosh.

Ashtu si edhe vitet e kaluara, edhe në këtë edicion pati një larmi të këngëve dhe këngëtarëve nga të gjitha trevat shqiptare.
Mbrëmja e ndarjes së cmimeve të Top Fest 6 shënoi mjaft edhe surpriza.

Këngetarja më e mirë femër u shpall Jehona Sopi, kengetari me i mire mashkull, Blero; trofeu i grupit më të mirë shkoi për NGR Band, Best New Artist, u shpall Dajana Simoni, Best Hip Hop, shkoi për F Key, Best Dance u shpall Eliza Hoxha, Cmimi Digitalb nga Big Mama, ndersa cmimin e Internetit e fitoi dueti Gili – Enis Patoku.

Në këtë edicion konkuruan 269 artistë dhe pas një selektimi të vështirë u përzgjodhën vetëm 22 finalistë.

Top Channel