Skandali i “studenteve”, ne pranga 2 persona

11/05/2009 21:45

Historia e nje udhetimi turistik te nje grupi studentesh nga Tirana perfundon ne nje sklandal trafiku klandestinesh, ne te cilin tani per tani rezulton te jene perfshire te pakten administratori i nje agjencie udhetimesh turistike dhe nje student. (UPDATE)

Nje dite pasi studentet qe u bllokuan ne tragetin “Venecia”, ne portin italian te Triestes, policia e krimit ekonomik arrestoi administratoren e agjencise turistike “Mer-Est Travel”, Iris Cekani, si dhe studentin Valter Marashi, me motivin marrje ne menyre te kundraligjshme te 167 vizave turistike ne ambasaden hungareze.

Grupi hetimor ka zbuluar se mes studenteve qe do te udhetonin nga Sllovenia ne Spanje ka pasur edhe persona te tjere qe jane pajisur me viza duke paraqitur dokumente te falsifikuara si studente.

Nje nga studentet pohon se  ne traget ndodheshin  persona qe nuk ishin studente dhe qe i kishin paguar para agjencise per t’u perfshire ne liste.

“Pasi u morr vesh lajmi qe do ktheheshim ne Durres, ata filluan te tregonin se nuk jane studente, se kishin paguar 3 mije euro per te punuar ne Itali”, tregon studenti.

Studentet nga tre universitete private ne Tirane kane treguar se jane penalizuar nga autoritetet policore, por edhe nga ambasada hungareze ne menyre kolektive.

“Penalizimi eshte bere kolektiv, por ne nuk ishim emigrante klandestine. Policia na penalizoi edhe neve duke na lene 4 dite ne target”, shton studenti.

Perfaqesuesit e ambasades hungareze kane anuluar vizat e te gjithe te rinjve ne momentin qe kane dyshuar mbi prenotimet e hoteleve ku ata do te qendronin.

Permes nje deklarate per shtyp, perfaqesuesit e kesaj ambasade sqarojne se menjehere pas leshimit te vizave, konsullata mori fakte qe provonin qe te dhenat e akomodimit ne hotel te paraqitura nga grupi ishin teresisht false.

Top Channel