Shqiptari ne Britani me pasaporte gruaje

11/05/2009 09:00

Nje 35-vjecar shqiptar qe tentoi te hyje ne Britanine e Madhe, u ndalua dhe u debua nga autoritetet angleze kur kerkoi azil pasi iu gjet nje pasaporte me gjeneralitetet e nje gruaje.

Me kete pasaporte ai kish mundur te hynte ne Angli dhe fakti qe ajo i perkiste nje gruaje terhoqi edhe vemendjen e mediave vendase.

Autoritetet e aeroportit te Birmingamit ndaluan shqiptarin, i cili kishte kaluar me sukses kontrollet e Frankfurtit ne Gjermani.

Me te mberritur ne Britani, shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur, ka kerkuar azil politik, ndersa pasaporta me gjeneralitetet e nje gruaje, iu gjet e fshehur ne te mbathura.

Shtetasi shqiptar eshte debuar menjehere per ne Shqiperi.

Megjithe masat e rrepta te autoriteteve britanike, ky vend mbetet nder me te preferuarit per shqiptaret, mijera prej te cileve jane ende te palegalizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA