Kryetari i opozites Edi Rama preku nje nga ceshtjet me te rendesishme te vendit ne nje takim me banore te Orikumit ne Vlore, ate te legalizimeve dhe pronesise.
Ai fajesoi qeverine kur tha se ky proces eshte tejzgjatur ne menyre te paligjshme.
“Une kam degjuar te njejten histori te ligjit dhe Maliqit. Me voten e 28 qershorit, ne se bashku do te hapim nje faqe te re ne historine tone te perbashket duke e nisur nga dhenia e certifikatave, te pronesise, te gjithe atyre shqiptareve qe disponojne token ne baze te ligjit 7501”, u shpreh Rama.
Shefi i socialisteve tha se shumica e popullise vuan nga menyra e paligjshme e pasurimit te disa njerezve.
“Socialiste dhe demokrate ne te gjithe Shqiperine, jane pa rrugen e sigurte per familjen. Ndryshimin e jetojne vetem nje grup njerezish ne Tirane”, theksoi Rama.
Zoti Rama i perkufizoi zgjedhjet e 28 qershorit si zgjedhje mes Shqiperise qe kemi 18 vjet e jetojme sic tha ai, dhe Shqiperie qe kemi 18 vjet qe e presim. Beteja e socialisteve sipas Rames eshte beteja mes te shkuares dhe te ardhmes, per te cilen ai shprehu se kjo e fundit do te triumfoje.
Top Channel