Policia nis verifikimin e “njerezve te luksit”

11/05/2009 08:00

Policia e Shtetit ka nisur te skedoje te gjithe personat qe bejne jete luksi dhe qe ne realitet nuk u rezultojne burime se nga u vijne te ardhurat.

Kjo u be e ditur nga kreu i Policise se Shtetit, i cili deklaroi se ky fenomen ka qene shqetesues per uniformat blu prej kohesh. Prenci deklaroi se ne siten e policise po kalojne sidomos personat qe shohim cdo dite me makina luksi apo me prona, qe nuk dihet sesi jane perfituar.

Nga te dhenat mesohet se prej pak kohesh, policia ka nisur nje pune operative, jo vetem ne Tirane, por edhe ne te gjitha qarqet e tjera, per te verifikuar pasurite e dyshimta. Specialistet e pastrimit te parave kane ndertuar edhe menyren e kesaj pune, duke bashkepunuar ngushte me institucionet e tjera shqiptare. Sipas tyre, shpeshhere shihen neper rruge, djem te rinj me makina luksoze, qe ne tregun nderkombetar arrijne cmime nga 50-100 mije euro. Keta persona ne te vertete, nuk rezultojne te kene ndonje pasuri te trashegueshme, biznese fitimprurese, apo vende pune luksoze me fitime te medha.

Edhe llogarite bankare te tyre nuk e justifikojne nje jete luksi. Ne kete moment lindin dyshimet se keto para jane krijuar ne rruge te dyshimta dhe me mjete te jashteligjshme. E njejta gje vlen edhe per persona te tjere, qe kane ndertuar biznese apo kane blere prona te ndryshme, duke mos ditur te argumentojne burimin e te ardhurave.

 Ne keto kushte, policia dyshon se parate e investuara ne keto lloj pronash kane prejardhje kriminale. Per kete arsye, ka nisur edhe verifikimi i tyre, duke skeduar “biznesmenet” qe nuk pyesin per krize.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta