Merren ne mbrojte dy gra, i keqtrajtonin burrat
11/05/2009 08:30
Dy gra jane marre ne mbrojtje nga policia, pasi njera eshte dhunuar fizikisht nga i shoqi dhe tjetra eshte kercenuar me thike. Ngjarjet kane ndodhur dy dite me pare, ndersa policia ka shpallur ne kerkim nje nga bashkeshortet dhunues.
Sipas te dhenave hetimore, nga Komisariati nr. 4 u plotesua kerkese-padia per leshimin e urdhrit te mbrojtjes se menjehershme per shtetasen Lubjana Togra, 49 vjec, sepse bashkeshorti Fatmir Togra, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj.
Ndersa nga Komisariati nr. 5 ne Kamze eshte shpallur ne kerkim Isuf Prenci. Policia shpjegoi se ndaj 60 vjecarit ka filluar procedim penal, sepse ka goditur me grushta dhe kanosur me thike bashkeshorten Fatmira, 60 vjec.
Top Channel