Liverpool, Benitez mendon per sezonin e ardhshem

11/05/2009 21:10

Matematika e mban ende ne loje skuadren e Liverpool per trofeun e Premier League por Rafa Benitez le te kuptohet se mendja e tij tashme punon per sezonin e ardhshem.

Ne nje interviste dhene per “Setanta Sports”, tekniku i Liverpool ka pohuar se skuadra e tij eshte ne gjendje ta fitoje trofeun e shumedeshiruar edhe pse gjate viteve te fundit i eshte afruar shume. “Kete vit treguam se kemi cilesite e duhura.

Mjafton te shikojme skuadren qe kemi tani dhe ta krahasojme me periudhen kur erdha ketu. Kemi lojtare me mentalitet fitues”, thekson tekniku spanjoll. Benitez beson gjithashtu se skuadres se tij i mungon edhe nje pjese e vogel cilesore per te fituar kampionatin.

“Nese shohim gjendjen financiare te Chelsea, United dhe Arsenal, me gjithe parate e shumta qe mund te shpenzojne, gjithcka behet e veshtire”, perfundon Benitez.

Top Channel