Kuvendi mbyll sot siparin, 21 projektligje per miratim

11/05/2009 08:20

Sot ne kuvend, perballja e fundit mes PD-PS per legjislaturen e 17-te. Dita e sotme do te mbledhe per here te fundit 140 ligjvenesit per t’i shperndare me pas ne fushaten maratone te zgjedhjeve per parlamentin e ri te pas 28 qershorit.

Seanca plenare ne kuvend do te mblidhet pasdite dhe perfshin nje kalendar te ngjeshur pune. Sipas axhendes zyrtare trijavore te kuvendit, seanca parlamentare parashikon nje rend dite me rreth 15 pika, ku do te shqyrtohen nje numer projektligjesh, si ai “Per gjykatat administrative”, “Per tregtine elektronike” dhe “Per gjendjen civile”.

Gjithashtu, kuvendi pritet te ratifikoje dhe nje sere marreveshjesh qe lidhen me projekte ne fushen ekonomike dhe sociale. Punimet e Kuvendit te Shqiperise do te mbyllen neser zyrtarisht per t’ia lene vendin fushates elektorale. Ligjvenesit kane vendosur te mbyllin aktivitetin e tyre parlamentar me nje seance maratone me ore te zgjatura dhe me 21 projektligje per te miratuar.

Te majtet do t’i rikthehen opozites aktive, duke qene te pranishem gjate gjithe seances, per te bere bilancin e kater viteve dhe per te kundershtuar marreveshjet e kredise te kerkuara nga qeveria per te financuar projektet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA