Kina ka konfirmuar rastin e pare te shfaqjes se gripit te derrave. Lajmin e ka bere te ditur agjencia “Kina e Re”, ndersa personi i infektuar eshte nje student 30-vjecar, i kthyer nga SHBA pak kohe me pare.
Autoritetet thane se ai kishte udhetuar nga St Louis ne Tokio, me pas ne Pekin dhe ne Chengdu. Me pare Kina kishte njoftuar se ne Hong-Kong ndodhej nje meksikan i infektuar me H1N1.
Media shteterore njoftoi se personi i semure ishte transferuar ne spitalin ne Chengdu, ndersa ministria e Shendetesise u kerkoi autoriteteve te tregojne kujdes qe te shmangen kontaktet e te infektuarit me persona te tjere.
Rreth 130 persona te tjere, qe ndodheshin bashke me pacientin ne fluturimin drejt Chengdu-se, jane izoluar ne karantine.
Ne te kaluaren, Kina eshte akuzuar se nuk ka luftuar semundjet, sidomos ne vitin 2003 kur u perhap Sars-i. Kesaj here qeveria ka vepruar shpejt, por disa masa jane kritikuar si te tepruara.
Top Channel