Gjykata e Larte ka rrezuar prokurorine ne seancen e pare te Gerdecit, duke mos marre parasysh nje nga pretendimet e saj lidhur me kolegjin penal. (UPDATE)
Ashtu sikurse ishte paralajmeruar, Prokuroria e Pergjithshme kerkoi qe ne fillim te seances se pare ne ngarkim te te pandehurve te tragjedise se Gerdecit, perjashtimin nga kolegji te relatorit te ceshtjes, gjyqtarin Besnik Imeraj. Pese prokuroret i kerkuan Gjykates se Larte largimin edhe te dy gjyqtareve te tjere, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimerit.
Por perkunder arsyetimeve qe kreu i ceshtjes Sokol Stojani parashtroi ne Gjykaten e Larte per secilin nga keta tre gjyqtare, nje trupe tjeter shqyrtoi kerkesat duke e rrezuar prokurorine qe ne fillim te ketij procesi te rendesishem. Prokurori Sokol Stojani tha se gjyqtari Besnik Imeraj eshte babai i avokates qe ne rregjistrin kombetar perfaqesoi ndryshimet e shoqerise se Mihal Delijorgjit, cka sipas tij shkakton konflikt interesi.
Por pervec kesaj, Stojani shtoi se gjyqtari Imeraj ka shoqeri me Ilirian Celibashin, kunat i te pandehurit Fatmir Mediu. Madje prokurori solli rastin e nje vendimi te Gjykates Kushtetuese kur gjyqtari Besnik Imeraj ishte perjashtuar nga gjykimi per shkak te njohjes shoqerore me njeren nga palet. Kjo gje, sipas prokurorit Stojani nuk siguron nje proces te paanshem dhe te pavarur.
Per dy gjyqtaret, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri, prokuroria kerkoi perjashtimin e tyre me arsyetimin se kishin shprehur mendimin e tyre muaj me pare, atehere kur rrezuan rekursin e prokurorise per vendosje sekuestro konservative per pronat e Delijorgjit. Por trupa tjeter gjykuese i cmoi te pavend dhe te pa shkak keto kerkesa, duke lene keshtu te njejtin kolegj penal te caktuar muaj me pare me shortin e goglave. Mungonin serish ne salle ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Mihal Delijorgji, por edhe ish ushtaraket e larte si Luan Hoxha, Shpetim Spahiu dhe Dashnor Caushi, te marre te pandehur per ceshtjen.
Nga te arrestuarit ishte vetem Sokol Ngjeci, dikur specialist marketingu por edhe gjashte te pandehur te tjere qe para tragjedise kishin detyra dytesore. Nga ana tjeter, ne seancen e pare, 20 te pandehur kerkuan nepermjet avokateve mbrojtes vecim te ceshtjes. Sipas tyre, nuk mund te gjykohen ne Gjykaten e Larte vetem sepse ne kete dosje eshte i pandehur edhe nje person me imunitet, me te cilin, sipas tyre nuk kane lidhje.
Gjykata e Larte caktoi 22 majin si diten kur do shprehet me vendim per keto kerkesa. Pervec te pandehurve dhe prokurorise, ne kete gjykim dorezuan kerkese per t’u legjitimuar si pale edhe familjaret e viktimave te te demtuarve, 21 prej te cileve perfaqesohen me avokaten Blerta Kraja dhe 12 te tjere do te perfaqesojne vete interesat e tyre. Pervec te demtuarve, si pale ne gjykim kerkoi te perfshihej edhe Avokatura e Shtetit.
Ne pefundim te seances, avokati mbrojtes i Fatmir Mediut, nuk beri asnje koment per publikimin e tabulateve telefonike ku ish ministri rezulton te kete komunikuar me djalin e kryeministit, pak minuta pas tragjedise. “Gjithcka eshte ne kontestim te akuzes. Asnje koment ne lidhje me ate cfare komunikohet ne media”, thekson perfaqesuesi ligjor i ish minitrit.
Top Channel