Barcelona, Iniesta do jete ne finalen e madhe

11/05/2009 16:00

Pep Guardiola mund te qetesohet pasi nje nga lojtaret me te mire te Barcelones, Andres Iniesta eshte i gatshem dhe nuk do mungoje ne finalen e Champions League kunder Manchester United.

Fantazisti katalanas u demtua ne ndeshjen e djeshme kunder Villareal dhe i eshte nenshtruar disa analizave qe kane qartesuar gjendjen e tij fizike. “Kam nje terheqje te vogel muskulare dhe duhet te rri rreth dy jave pushim”, u shpreh lojtari spanjoll pasi doli nga klinika.

Gjithesesi, Iniesta nuk do jete ne finalen e Kupes se Mbretit kunder baskeve te Athletic Bilbao. Finalja e madhe e Champions League do zhvillohet ne 27 maj ne Rome ku perballe do te jene dy superfuqite e futbollit boteror, Barcelona dhe Manchester United qe eshte edhe mbajtesi ne fuqi i ketij trofeu.

Top Channel