Aksidentet ne Tirane, plagosen tre persona

11/05/2009 08:10

Tre persona kane mbetur te plagosur gjate 24 oreve te fundit nga aksidentet rrugore ne Tirane, ndersa policia ka proceduar penalisht ne gjendje te lire autoret e tyre.

Sipas te dhenave, nga seksioni i hetimit te aksidenteve rrugore, filloi procedimi penal per shtetasin Fatmir Bakalli, 38 vjec, banues ne Rrogozhine. Policia shpjegon se ne aksin rrugor Durres-Kavaje, te degezimi i Shengjergjit, duke drejtuar mjetin “Mercedes Benz”, eshte perplasur me mjetin “Golf” me drejtues shtetasin Besnik Shaqir Gjeci, 61 vjec, banues ne Kavaje.

Gjeci ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashte rrezikut per jeten. Vec ketij rasti, ne Kombinat, tek stacioni i fundit i autobuseve, nje mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar kembesorin Binak Ali Memaj, 79 vjec. Ai eshte marre nga kalimtaret dhe eshte derguar ne spital, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Policia ka nisur punen per kapjen e autorit. Po ne te njejten ore me aksidentin e Kombinatit, ka ndodhur nje tjeter aksident. Tek Ministria e Turizmit, nje mjet i paidentifikuar ka aksidentuar kembesorin Kujtim Rakipaj, 56 vjec, i cili pas mjekimit ne spital ndodhet ne banese. Policia tha se po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit.  

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta