Seanca gjyqesore per tragjedine e Gerdecit eshte hapur menjehere me kerkesen e prokuroreve te ceshtjes per largimin nga gjykimi te tre gjyqtareve. (UPDATE)
Nje prej te cileve eshte Besnik Imeraj. Prokuroret ne argumentimin e bere gjate seances deklaruan se gjyqtari i Kolegjit Penal ka lidhje me disa prej te akuzuarve, vajza e tij ka qene avokate e nje prej te akuzuarve kryesore te ceshtjes, Mihal Delijorgjit, ndersa vete gjyqtari ka lidhje shoqerore me nje nga avokatet e ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili eshte njekohesisht edhe i aferm i tij.
Argumenti tjeter i prokuroreve eshte se tre gjyqtaret Besnik Imeraj, Imer Bala, Evgjeni Sinoimeri kane dhene nje vendim kunder prokurorise ne lidhje me nje nga procedurat e prokurorise gjate hetimit te tragjedise se Gerdecit. Besnik Imeraj eshte edhe drejtuesi i trupit gjykues te kesaj ceshtje.
Mesohet se trupi gjykues eshte terhequr per te dhene nje vendim per kerkesen e prokuroreve te kryesuar nga prokurori Sokol Stojani.
Ne gjyq jane 29 te akuzuar nga te cilet 4 jane te arrestuar. Pjesa me e madhe e te akuzuarve VIP nuk jane paraqitur ne salle por kane derguar avokatet e tyre.
Nderkohe sot mediat kane publikuar tabulatet telefonike te disa prej te akuzuarve VIP ku tregohen bisedat e shpeshta dhe te gjata para tragjedise se 15 marsit, gjate dhe pas saj mes Mihal Delijorgjit, ish-ministrit Mediu dhe Shkelzen Berisha, djalit te kryeministrit Berisha.
Top Channel