
Partia Socialiste ka paralajmeruar serish qeverine per rrezikun e deshtimit te procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti.
Sekretari per ceshtjet zgjedhore, Kastriot Islami renditi nje sere faktesh qe, sipas tij, jane tregues qe qeveria eshte shnderruar ne penguesin kryesor te ketij procesi.
Pengesat, tha Islami, behen nepermjet perzgjedhjes selektive qe behen ne zyrat e pushtetit vendor ku qeveris PD dhe po ashtu ne zyrat e sherbimit postar.
Per me teper, tha ai, sistemi i zyrave te aplikimit ende nuk eshte shtrire ne te gjithe vendin dhe ne 17 rrethe shifra e aplikimit eshte vetem 25 perqind cka perben nje rrezik serioz per deshtimin e zgjedhjeve.
“Drejtuesit e PD-se ne keto njesi vendore ne shume raste pengojne zbatimin e VKM-se qe votuesit te aplikojne dhe nuk mungojne rastet kur aplikimi eshte selektues duke kufizuar anetaret e PS-se”, tha Islami.
Deputeti socialist theksoi se me afatin e mbetur, procesi eshte ne rrezik serioz.
Sipas tij, Partia Socialiste do te vazhdoje monitorimin dhe ne momentin e duhur do te deklaroje qendrimin politik perballe asaj qe ai e quajti dhunimi i procesit zgjedhor nga qeveria.
“Situata duket alarmante me ritme te pamjaftueshme per te pasjisur me pasaporta shtetasit shqiptare”, shtoi ai.
Nderkohe Ministria e Brendshme ne nje deklarate per shtyp i ka cilesuar deklaratat e PS-se si te rreme.
“Jane garantuar te gjitha kapacitet qe shtetasit shqiptare te pajisen me pasaporta, realizimi i ketij procesi eshte nder me te suksesshmit e qeverise shqiptare”, deklaroi zedhenesi i ministrise.
Top Channel