Meta: Ndihme te konsiderueshme per fermeret
10/05/2009 18:50
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta u premtoi fermereve ndihme te konsiderueshme nga buxheti i shtetit per mbjelljen dhe shitjen e prodhimeve te tyre.
Gjate nje vizite ne nje sere domatesh ne Krutje, zoti Meta shperndau programin e LSI-se, ku nje nga kapitujt kryesore eshte bujqesia.
“Programi konkret i LSI-se eshte subvencionimi nga 25-50 perqind i kostos per mbjelljen, punimi i tokes, farerat, plehrat kimike, deri ne subvencionimin ne masen 20 perqind te shitjes se prodhimit”, tha Meta.
Top Channel