Afganistan, 7 civile vriten ne nje shperthim

10/05/2009 10:50

Nje ngjarje e rende ka tronditur paraditen e sotme Afganistanin.

Shtate civile kane humbur jeten ne nje shperthim te ndodhur ne pjesen lindore te Afganistanit, ne kufi me Pakistanin. Viktimat jane te gjithe banore te zones, te cilet punonin per mirembajtjen e rrugeve.

Ngjarja ndodhi ne distriktin e Nangarharit, nje zone bastion i talebaneve por prej disa kohesh e populluar edhe nga njerezit e Hekemetjarit, i cili ka drejtuar vendin ne vitet ’90.  Nuk dihen ende shkaqet e ketij shperthimi qe mori jeten e personave te pafajshem dhe te paimplikuar ne konfliktet mes grupeve.

Top Channel