
Skandali i zhvarrosjes se eshtrave te Kosines tre vjet me pare, mbyllet me nje skandal tjeter akoma me te rende.
69 kutite e eshtrave te shkaterruara te banoreve te vdekur gati nje shekull me pare, jane varrosur ne nje varr te perbashket dhe askush nga autoritetet nuk jep nje version te vetin, ne nje kohe qe banoret jane te indinjuar per trajtimin qe shteti u beri te afermeve te tyre.
Eshtrat jane betonuar ne nje bodrum, i cili ka dhe funksione te tjera per personat qe vizitojne varrezat e fshatit. Njera faqe e tij sherben per te lare duart dhe catia per te mbajtur depoziten e ujit.
Rivarrimi i eshtrave, pavaresisht se nuk mund te quhet i tille, eshte bere ne fshehtesi te plote dhe gjate ketij procesi nuk eshte ndjekur asnje ritual njerezor per te nderuar te vdekurit.
Ligor Shyti, banor i fshjatit Kosine eshte i vetmi qe ngre zerin per kete skandal. Ai ka dy nga te paret e tij ne kete varr te perbashket, eshtrat e te cileve qe prej zhvarrosjes nuk dihet me cilat jane.
“Ne radhe te pare mban pergjegjesi prokuroria dhe shteti shqiptar qe duhet te dalin dhe t’u kerkojne falje popullit sepse ata njerez nuk meritojne nje varrim te tille”, eshte shprehur Shyti.
Skandali i pare i zhvarrosjes se eshtrave ne Kosine doli ne drite ne maj 2006, atehere kur shtetasi Altin Ballabani denoncoi zhvarrosjet e te pareve nga prifti i fshatit me pretendimin se ishin ushtare greke te rene ne luften italo-greke.
Pas kesaj prokuroria e Permetit nisi hetimet, por dy vjet me pas ato u pushuan dhe askush nuk u mor i pandehur.
69 kutite me eshtra u mbajten gjate kesaj kohe ne kishen e Kutalit, nje tjeter fshat ne te njejten komune.
Mjeket eksperto-ligjore hodhen poshte versionin se eshtrat u perkasin ushtareve greke pasi, sipas analizave laboratorike, rezultuan se ato i perkisnin te moshuarve apo edhe femijeve.
Nje vit me pare prokuroria deklaroi se do ja rikthente eshtrat komunes, por kjo e fundit tha se nuk kishte fonde per rivarrosjen e tyre, duke sjelle pas nje indiferentizmi te gjate nje tjeter skandal ku te vdekurit e Kosines dhunohen per here te dyte.
Top Channel