Sportistet kerkojne te ndergjegjesoje qeverine

09/05/2009 17:25

Nje grup nismetaresh me ish-sportiste, trajnere dhe shefa klubesh sportive u mblodhen per te sensibilizuar ministrine dhe te gjithe opinionin publik per gjendjen e veshtire te sportit.

Gjithashtu, ata kane dashur te denoncojne edhe nderhyrjet politike ne zgjedhjet ne federatat apo ne Komitetin Olimpik Kombetar Shqiptar, duke shkaktuar nje gjendje kaotike si kurre me pare ne sportin tone.

Ky grup nismetaresh kishte ftuar edhe Ministrine e Sporteve dhe perfaqesues te drejtorise se sporteve per te qene te pranishem ne kete takim.

Por perfaqesuesit e shtetit nuk e moren aspak parasysh kerkesen e tyre duke treguar indiference edhe pse kane jo pak faj per kete gjendje te krijuar.

Nuk ka munguar ne keto biseda edhe permendja e ngercit te KOKSH, ku te gjithe kane shprehur mendimin kunder deshires se ministrit per te njohur zgjedhjet e marsit te KOKSH ku nxorren president Esat Ademin, edhe pse ky vendim eshte kundershtuar nga autoritetet nderkombetare duke na kercenuar me pezullim nga te gjitha aktivitetet.

Ky ishte vetem hapi i pare qe grupi i nismetareve ka marre per ndergjegjesimin e qeverise dhe te opinionit per krizen e krijuar ne sportin shqiptar.

Top Channel