Gjika pritje heronjve ne bashki

09/05/2009 09:50

Kryetari i Bashkise se Vlores dhe njekohesisht presidenti i Flamurtarit, ka pritur ne zyren e tij skuadren, pas triumfit te kesaj te fundit ne Kupen e Shqiperise.

Stafi teknik, futbollistet dhe drejtuesit e ekipit i kane dorezuar Shpetim Gjikes trofeun e fituar vetem pak dite me pare ne finalen me Tiranen. Sipas tyre, kjo arritje ishte realizuar edhe fale investimit te kryebashkiakut ne pese vitet e fundit.

Ne ate periudhe, kuqezinjte luanin ne Kategorine e Pare, por me mbeshtetjen e madhe financiare te Gjikes, ata u rikthyen ne elite dhe fituan trofeun e pare pas shume viteve.

Kupa u kthye te bregdetaret pas me shume se dy dekadave, ndersa skuadra nuk fitonte asnje titull te rendesishem prej 18 vitesh, kur u shpallen kampion te Shqiperise ne sezonin 1990/’91. “Per mua, ky eshte nje prej momenteve me te lumtura. Nje moment qe te gjithe e prisnim me padurim dhe qe te merkuren ne Durres u konkretizua”, deklaroi drejtuesi me i larte i klubit.

“Dua t’ju falenderoj te gjitheve qe u bete pjese e kesaj arritjeje per Flamurtarin, futbolliste, trajnere dhe drejtues. Ne keto pese vite eshte punuar per te ngritur emrin e skuadres sone dhe me ne fund ia kemi arritur”. Pas festes ne Sheshin e Flamurit dhe ne te gjitha rruget e Vlores, Kupa do te ekspozohet edhe sot ne stadium, ne takimin me Partizanin.

Gjika shtoi: “Perpara ndeshjes se kampionatit, do t’i japim mundesine te gjithe sportdashesve vlonjate te pranishem ne stadium, qe ta shijojne kete trofe. Ju sollet festen ne Vlore, pas asaj paraqitjeje te shkelqyer me Tiranen, duke luajtur me zemer. Kjo Kupe eshte plotesisht e merituar, ndersa tashme keni rikthyer ne kujtese emrin e madh te Flamurtarit te viteve ‘80. Ju kerkoj sforcon e fundit kunder Partizanit, per te nisur festen e madhe”.

Top Channel