Bencivenga, trajner per 3 ndeshje

09/05/2009 09:50

Tirana nuk po kerkon me trajner per kete pjese te mbetur te sezonit. Bençivenga & Tafaj do te jete binomi drejtues i pankines bardheblu per tri ndeshjet shume te rendesishme, qe do te vendosin fatet e kampionatit per 23 here kampionet e vendit, te cilet vetem tri dite me pare deshtuan ne finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit (1-2).

Ishte pikerisht humbja e kesaj sfide ajo qe rendonte ne ndergjegjen e Agustin Koles dhe do ta shtynte ate drejt doreheqjes se parevokueshme. Por, drejtuesi numer nje i bardhebluve, Refik Halili, nuk ka vuajtur shume per te gjetur zevendesuesin e trajnerit te larguar. E ka zgjidhur gjithçka brenda “gardhit”.

Zevendesi i Koles, italiani Mauro Bencivenga, do te marre postin e trajnerit te pare, nderkohe qe drejtori teknik, Alban Tafaji, do te riveshe tutat e sportit ne krah te italianit si ndihmestrajner. Kete e ka konfirmuar vete donatori Halili dje gjate vizites qe i beri skuadres ne fushen sportive “Skender Halili”. “Tirana i ka tashme trajneret e saj, ka nenvizuar dje numri nje i bardhebluve ne kete sezon.

Ata jane Mauro Bençivenga dhe Alban Tafaji. Te dy emrat e lartpermendur do ta drejtojne ekipin ne tri ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit”. Nderkohe qe drejtuesi i klubit te Tiranes nuk e mohoi se, gjate dites se djeshme ka pasur kontakte me ish-lojtarin dhe ish-trajnerin e Tiranes, Mirel Josa, te perfolur si kandidat per te marre drejtimin e skuadres. “Po, kam pasur kontakte me disa figura te njohur te ketij klubi, sqaroi donatori. Bisedimet me ta kane qene ne rang konsultimesh per te gjetur rrugezgjidhjen me te mire per Tiranen.

Skuadra ne keto tri ndeshje te mbetura do te drejtohet nga Bençivenga-Tafaj”. Ne pamje te pare, kjo zgjedhje mund te duket e rrezikshme per bardheblute, te cilet ne keto tri ndeshje te fundit do te luajne fatin e nje sezoni te tere. Pas deshtimit me Kupen, titulli kampion mbetet objektivi i vetem, por pozita aktuale e Tiranes eshte e komplikuar, pasi Vllaznia kryeson me nje pike me shume.

Megjithate, zoti Halili kete vendim e mbeshtet edhe te besimi qe ka te skuadra e tij, te cilen e konsideron me te miren ne Shqiperi dhe te afte te dominoje çdo rival: “Kam besim te skuadra ime, e cila, pavaresisht humbjes ne Kupe, eshte ekipi me i mire ne Shqiperi dhe mund te munde cilindo kundershtar. Ne shpresojme te titulli ne kete sezon dhe mendoj se e kemi potencialin per t’ia dale mbane”.

Gjithsesi, gjate kohes qe Bençivenga & Tafaj do te vazhdojne punen per keto tri ndeshje, sipas Halilit, klubi do ta shfrytezoje kete kohe per te gjetur nje trajner per sezonin e ardhshem, i cili ne muajt e pare te veres do te duhet te pergatise ekipin per pjesemarrjen per ne Kupat e Evropes. 

Top Channel