Trezeguet nen vezhgimin disa klubeve

08/05/2009 21:10

David Trezeguet vazhdon te ngelet emri me i pavendosur ne kampin e Juventusit per te ardhmen.

Sulmuesi shtatlarte eshte vene ne shenjester te disa klubeve mes te cilave edhe Marseja e Bayern Munchen. Francezi nuk e ka pelqyer asnjehere stolin dhe per kete arsye ai mund te beje gati valixhet per t’u larguar nga Torino pas 9 sezoneve te suksesshme.

Nese Trezeguet bashkohet me Marsejen, ai mund te gjeje nje mik te vjeter si Deschamps, i cili e ka drejtuar Juventusin gjate periudhes kur bardhezinjte u detyruan te luanin ne Serie B per shkak te skandalit ne futbollin italian. Trezeguet e ka kaluar nje pjese te madhe te ketij sezoni ne infermieri per shkak te nje demtimi te rende ne kembe.

Top Channel