
Skandali i shpenzimeve te medha te 13 ministrave te qeverise britanike ka mbushur gazetat vendase.
“Daily Telegraph” i dedikon plot 9 faqe ceshtjes qe po trondit pozitat e kryeministrit Gordon Brown. Lajmi dominon mediat, qe prej 24 oresh, kur faqja e “Daily Telegraph” ka publikuar me detaje shpenzimet e ministrave. Skandali i pare eshte shenuar ne mars, kur ministrja e Brendshme, Jacqui Smith, u rimbursua per shpenzimet e filmave porno te marra nga i shoqi. Po ky skandal nuk i sherbeu ministrave te tjere te vinin mend dhe mos shpenzonin pa hesap.
Madje vete kryeministri, sipas “Telegraph”, rimbursohej per parate qe i jepte gruas qe merrej me pastrimin e shtepise se tij dhe te te vellait.
Nje zedhenes i Brown konfirmoi se kryeministri ne 2006 ishte rimbursuar me 150 sterlina, pas punimeve qe nje hidraulik kreu ne shtepine e tij
Nga ana tjeter Ministri i Drejtesise, Jack Straw u rimbursua per taksat lokale, te cilat realisht nuk i kishte paguar. Straw pranoi se ishte vetem nje gabim dhe se parate nuk kishin shkuar kurre ne sherbim te tij.
Top Channel