Gripi, dalin nga karantina 300 vete ne Hong-Kong
08/05/2009 15:30
Rreth 300 persona qe mbaheshin ne nje hotel ne Hong Kong, kane dale nga karantina pas nje jave qendrimi, nga paniku i perhapjes se gripit te derrave.
Te gjithe personat, pasagjere qe vinin nga Meksika dhe staf i hotelit iu nenshtruan nje kontrolli mjekesor, perpara se te liheshin te lire. Izolimi i tyre ne “Metropark Hotel” erdhi pas zbulimit te nje pasagjeri meksikan, qe rezultoi i infektuar me H1N1.
Zyrtaret u kerkuan falje pasagjereve per mbajtjen e gjate ne karantine, por thane se nje veprim i tille ishte ne interesin e publikut.
Per te kompensuar personat e izoluar, autoritetet ofruan dy dite qendrimi ne nje tjeter hotel luksoz ne Hong-Kong.
Top Channel