Beckham: Faleminderit Milan!

08/05/2009 21:40

“Ne fund te sezonit do kthehem tek Los Angeles”. Kete deklarate e ka bere mesfushori i Milanit, David Beckham, i cili ka falenderuar kuqezinjte qe i hapen dyert per rreth 6 muaj, cka i lejoi edhe rikthimin me kombetaren e Anglise.

“Eshte nje nder i madh qe kam luajtur me Maldinin ne 6 muajt e fundit te karrieres se tij. Eshte nje kapiten dhe njeri i madh”, shprehet mesfushori britanik. Ne vijim ai flet per karrieren e tij.

“Deri tani nuk kam pasur eksperienca negative ne jete. Kam qene ne klube te medha dhe Milan eshte nje prej tyre sepse dhe Milano eshte nje qytet fantastik. Shpresoj qe pas 6 muajve te kaluar ketu shoket te me kujtojne si nje profesionist”, shton ai.  

Top Channel