Tirana, Kola largohet, bardheblute ne krize

07/05/2009 15:05

Edhe pse donatori i Tiranes, Refik Halili perjashtoi mundesine e largimit te trajnerit Agustin Kola nga stoli i bardhebluve, sot ka ndodhur e kunderta.

Ish futbollisti legjendar i kryeqytetasve ka dhene doreheqjen pas humbjes 2-1 ne finalen e Kupes se Shqiperise perballe Flamurtarit. Tre jave para fundit te ketij sezoni ku Tirana e sheh veten 1 pike pas Vllaznise kryesuese, Kola e ka lene skuadren pa trajner dhe ne mes te nje krize.

Agustin Kola, i cili u ul ne stolin bardheblu pas shkarkimit te Slishkovic, falenderoi lojtaret per kontributin e dhene. Ne ndeshjen e javes se 31-te te Superliges kunder Shkumbinit, Tirana do drejtohet nga zv/trajneri italian Mauro Bencivenga.

Top Channel