Newcastle, Shearer beson ende tek mrekullia

07/05/2009 15:35

Renia e Newcastle nje kategori me poshte do te ishte historike per skuadren angleze, nje nga me te njohurat e futbollit britanik.

Edhe pse ndodhet shume afer rrezimit, trajneri Alan Shearer beson ende tek shpetimi, duke u dhene kurajo djemve te tij.

“Nuk eshte nje mision i pamundur. Nuk me intereson te shikoj ndeshjet e fundit sepse preferoj te mendoj per takimin e radhes kunder Middlesbrough qe eshte padyshim me i rendesishmi ne karrieren e nje lojtari te Newcastle. Nga lojtaret e mi pres kurajo dhe qetesi per te fituar”, shprehet tekniku qe ka luajtur per shume vjet me fanelen e “Magpies”.

Top Channel