Kuqezinjte, ne qiellin e shtate

07/05/2009 08:55

Fitorja e jashtezakonshme ne Kupen e Shqiperise perballe Tiranes ka ngritur peshe entuziazmin ne kampin vlonjat. Pasi
thyen tabune me bardheblute, me te cilet kishin humbur tri finalet e meparshme, tashme te gjithe kerkojne ta rikthejne klubin drejt lavdise.

Duke filluar qe prej kreut te klubit, Shpetim Gjika, objektivi eshte te perseriten sukseset e viteve ‘80. “Fitorja e Kupes eshte nje sukses i merituar dhe nje shperblim i punes se ketyre djemve. Kemi mberritur deri ketu me shume djerse dhe sakrifice”, deklaroi per “SuperSport” kryetari i Bashkise Vlore, qe njekohesisht mban edhe postin e presidentit. “Kjo skuader e meriton te gjithe mbeshtetjen tone. Synojme qe te vazhdojme edhe kater-pese vjet me kete grup lojtaresh, per ta rikthyer Flamurtarin te sukseset. E kemi te qarte qe do te jete e veshtire, ashtu sikurse ishte edhe ndeshja me Tiranen, por nuk mund te themi se eshte e pamundur”.

Eqerem Memushi, qe pas triumfi t ne Kupe si lojtar,tashme e fiton trofeun edhe si trajner, shtoi: “Padiskutim qe
ishte nje fi tore e merituar. eshte nje vleresim i madh per punen qe eshte bere, tha drejtuesi i stolit. Kjo fitore ka shije te veçante, pasi mposhtem Tiranen, qe deri me tani e kishte mposhtur Flamurtarin tri here ne finale. Pas ketij rezultati,do te synojme te vazhdoje ate rruge qe kemi bere edhe ne te te kaluaren. Pra, te punojme qe kjomos te jete kupa e vetme, por te shoqerohet edhe nga te tjera. Sa per ‘bileten’ evropiane, mendoj se do te japim me te miren”.

Top Channel