Kupa UEFA, Shakthar Donetsk finalisti i pare

07/05/2009 21:40

Per here te pare ne historine e tij, klubi ukrainas i Shakthar Donetsk ka arritur finalen e Kupes UEFA.

Fitorja 2-1 ndaj skuadres tjeter ukrainase, Dinamo Kiev i ka siguruar Shakthar nje bilete per ne finalen e Stambollit. Skuadra e drejtuar nga rumuni Mircea Lucescu eshte shprehur me shume ne fushen e lojes, duke kaluar ne avantazh me Jadson ne minuten e 17-te, ndersa miqte barazuan me Bangoura 2 minuta pas fillimit te pjeses se dyte.

Vendimtar ka rezultuar goli i brazilianit tjeter Ilsinho nje minute para kohes se rregullt. Ndeshja e pare mes dy skuadrave ukrainase kishe perfunduar ne barazim 1-1. Nderkohe, finalistja tjeter do dale nga cifti gjerman Hamburg-Werder Bremen ku me te favorizuar jane djemte e Martin Jol pas fitores se pare ne transferte 0-1. 

Top Channel