Juventus-Diego, mungon vetem zyrtarizimi

07/05/2009 16:45

Pothuajse eshte zyrtarizuar blerja me e fundit e Juventusit. “Zonja e vjeter” ka arritur te marre brazilianin Diego nga Werder Bremen.

Bardhezinjte lane pas gjithe kundershtaret ne garen per brazilianin, duke shenjestruar objektivin kryesor te merkatos se veres. Drejtuesit e shoqerise torineze Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco kane nenshkruar ne Gjermani marreveshjen qe parashikon kalimin e fantazistit ne Serie A.

Sipas te dhenave me te fundit, shoqeria bardhezi do derdhe 25 milione euro per te marre ne skuader talentin brazilian, per te cilin u interesuan edhe Bayern Munchen, Barcelona e Real Madrid. Juventus eshte hedhur ne sulm per lojtarin ne fjale qe prej disa muajsh dhe mendohet se ka qene deshira e lojtarit per t’u bashkuar me torinezet ajo qe ka favorizuar skuadren e Ranierit.

Top Channel