Josa trajneri i Tiranes?

07/05/2009 23:55

Mirel Josa pritet te jete trajneri i ri i Tiranes. Pasditen e se enjtes Josa eshte takuar me donatorin e Tiranes Refik Halili, ku kane biseduar ne lidhje me postin e trajnerit te kryeqytetasve per tre ndeshjet e mbetura te ketij sezoni dhe per sezonin e ardhshem.

Ne zyrat e Halilit, Josa ka qendruar per rreth 2 ore dhe menjehere me pas e ka shoqeruar drejtori teknik i klubit Alban Tafaji, por vete trajneri nuk eshte prononcuar ne lidhje me ate qe ka biseduar.

Megjithate Mirel Josa eshte shume prane pankines se Tiranes, dhe per te do te jete hera e trete ne karriere si trajner i skuadres kryeqytetase.

Skuadra e fundit e Joses ka qene Elbasani, nga i cili u shkarkua per shkak te rezultateve te dobta.

Nderkohe paraditen e sotme, Agustin Kola ka dhene doreheqjen.

Nje dite pas humbjes se finales se Kupes se Shqiperise me Flamurtarin ne Durres, trajneri Kola eshte paraqitur ne seancen stervitore te dites se enjte vetem per te paraqitur doreheqjen e tij perpara skuadres dhe drejtueseve te klubit.

Ai deklaroi se objektivi me i afert dhe nder me kryesoret te ketij sezoni ishte fitimi i Kupes se Shqiperise dhe duke qene se ishin me afer e nuk e fituan, ka pare te arsyeshme largimin duke i uruar skuadres fat per arritjen e objektivit kryesor qe eshte fitimi i kampionatit.

Diten e premte ne seancen e radhes stervitore do te prezantohet edhe zyrtarisht trajneri i ri i Tiranes.

Top Channel