Ujkani mes “VIP”-ave ne turneun “Sporti eshte miqesi”

06/05/2009 08:55

Portieri i ri shqiptar, Sajmir Ujkani, gezon nje respekt te jashtezakonshem ne qytetin sicilian te Palermos. Edhe pse eshte shume i ri ne moshe (vetem 20 vjeç) dhe eshte aktivizuar vetem ne nje ndeshje me skuadren e Palermos ne Serine A (ate kunder Milanit ne “San Siro” vetem pak jave me pare), ai vleresohet nga sicilianet per aftesite e tij dhe seriozitetin ne stervitje.

Jane pikerisht keto veti, ato qe jane vleresuar nga drejtuesit e turneut te dhjete te futbollit per femijet e shkollave fillore te Bagheria, qe organizohej nga “ASD Sporting Bagheria” ne kujtim te matematikanit Xhuzepe Bagnera. Ky turne, ku marrin pjese gjashte shkolla, ka nisur dje me ndeshjet e para dhe perfundon te enjten e ardhshme.

Ne prezantimin e turneut, mes figurave lokale, ka qene i ftuar edhe portieri shqiptar i Palermos. “Futbolli na jep force, sporti eshte miqesi”, ishte motoja e ketij turneu.

Top Channel