Tirana kerkon trofeun numer 14

06/05/2009 08:25

Flamurtari dhe Tirana zbresin sot ne fushe per te luajtur finalen e Kupes se Shqiperise. Ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit, dy prej skuadrave me historike ne vend luftojne per trofeun e dyte per nga rendesia.

Objektivi ne te dyja kampet eshte vetem fitorja, edhe pse me te “eturit” jane padyshim vlonjatet. Ata synojne te rikthejne kohet e lavdishme te klubit kuqezi.

Flamurtari, i rikthyer pas plot 12 vitesh ne finalen e ketij aktiviteti, e ka fituar Kupen per here te fundit ne vitin 1988 (plot 21 vjet me pare). Nderkohe qe trofeu i fundit ne histori eshte titulli perpara 18 vitesh, kur ne edicionin 1990/’91 ata u shpallen kampione te Shqiperise.

Edhe pse ndodhen ne pozita te veshtira, duke qene fare prane “zones se ftohte” ne Kategorine Superiore, bregdetaret jane te perqendruar maksimalisht te finalja. Nje triumf i mundshem do te kurorezonte me sukses vitin futbollistik. Per me teper ata do te siguronin edhe “bileten” e pare evropiane ne kete sezon: pasi fituesja e Kupes behet automatikisht pjese e Europa League (Liga e Evropes), duke luajtur ne turin e dyte eliminator.

Edhe pse ne ndeshjet nderkombetare, Flamurtari eshte skuadra me e suksesshme ne vend, ata rikthehen ne arenen e futbollit te madh pas plot 13 viteve mungese. Ne sezonin 1996/’97, kuqezinjte luajten ne Kupen e Kupave, ne te cilen u eliminuan nga sllovaket e Kelmon Humene, aktivitet ku moren pjese si finaliste e Kupes (pasi u mposhten nga Tirana me 1996-en, viti i pare ne historine e bardhebluve, qe fitonin te dy trofete ne vend).

Te paharrueshme jane rezultatet e regjistruara nga “brezi i arte” i viteve ’80: dy barazime ne Kupen UEFA me Barcelonen me 1986-en (1-1 ne Vlore dhe 0-0 ne “Kamp Nou”), si edhe triumfi vetem nje vit me pas perballe Partizanit te Beogradit, duke i eliminuar serbet me rezultatin e pergjithshem 3-2 (fitore 2-0 ne Vlore dhe humbje 2-1 ne Beograd).

Ne ate edicion, skuadra arriti deri ne raundin e trete te Kupes UEFA, ku u perballen serish me Barcelonen: fitorja e jashtezakonshme 1-0 ne Vlore, me gol te Vasil Rucit, u shoqerua nga humbja 4-1 ne fushen e katalaneve.

Ne anen tjeter, Tirana synon te shtoje koleksionin e trofeve. Kryeqytetasit e kane fituar 13 here Kupen e Shqiperise. Ndryshe nga Flamurtari, qe ne keto dy dekadat e fundit ka humbur shkelqimin, gjate kesaj periudhe kohore bardheblute kane qene dominuesit absolute te sportit me popullor ne vend (10 here kampione dhe 6 here fitues te Kupes). Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola vazhdon edhe garen ne kampionat, ku ndodhet vetem 1 pike larg Vllaznise kryesuese.

Megjithate, ata as qe mendojne te “tolerojne” ne finalen e Durresit. Rikthimi i Ansi Agollit nga finlandezet e Vasas dhe rikuperimi i kapitenit Muka kane sjelle qetesi te Tirana, qe mund te rreshtoje ne fushe formacionin me te mire.

Top Channel