Senati cek voton sot Traktatin e Lisbones
06/05/2009 10:45
Senati ne parlamentin cek do te votoje sot per miratimin ose te jo te Traktatit te Lisbones.
Republika ceke, qe aktualisht mban presidencen e radhes se BE-se, eshte vendi i fundit brenda bllokut 27 anetaresh, qe nuk e ka ratifikuar ende traktatin. Ai eshte refuzuar gjithashtu nga votuesit irlandeze ne nje referenduam vitin e kaluar, por pritet qe te votohet serish kete vit.
Traktati s’mund te hyje ne fuqi, nese nuk miratohet nga te gjitha vendet. Me pare ai ishte miratuar nga dhoma e ulet e parlamentit cek me 125 vota. Sipas sondazheve te fundit ne shtypin vendas, traktati do te ratifikohet.
Top Channel