“Ronaldo ka fituar respektin e te gjitheve”

06/05/2009 16:05

Ronaldos i kane mjaftuar 10 jave per t’u treguar te gjitheve se ai nuk eshte nje lojtar qe e ka mbyllur karrieren.

Me 8 gola te shenuar dhe nje trofe te fituar, sulmuesi brazilian eshte shpallur lojtari me i mire i kampionatit Paulist 2009. Vertet nje gezim i madh po te mendosh se “Fenomeni” vinte nga nje demtim i rende ne gju qe pasoi nje periudhe jo shume pozitive tek Milani ne Itali.

Me i lumturi per kete arritje eshte trajneri i Corinthias, Mano Menezes, i shpallur tekniku me i mire i kampionatit Paulist 2009.

“Ronaldo eshte nje shembull per shoket e skuadres. Sakrifica dhe simpatia ndaj sjelljes se tij e kane bere te fitoje respektin ne dhomat e zhveshjes. Ka fituar zemrat e te gjitheve. Lexoj se nuk ka deshire te stervitet dhe te lodhet, por mua me ka treguar te kunderten”, shprehet Menezes.

 

Top Channel