Renditja e FIFA-s, kuqezinjte humbasin terren

06/05/2009 18:30

Kombetarja kuqezi humbet serish terren ne renditjen e muajit te publikuar nga FIFA.

Shqiperia, tashme edhe pa trajner, e sheh veten nje vend me poshte ne krahasim me nje muaj me pare, duke zbritur ne vendin e 92-te me 390 pike edhe pse gjate muajit prill nuk eshte zhvilluar asnje ndeshje. Tek skuadrat qe bejne pjese ne Grupin 1, vetem Shqiperia pesoi renie, ndersa Malta eshte ngjitur ne vendin e 150-te.

Ky muaj do jete impenjativ per kuqezinjte, pasi pervec miqesores se 12 majit me Milanin, ata do ndeshen me Portugaline ne daten 6 qershor ne “Qemal Stafa” dhe me pas do luajne nje miqesore tjeter. Per sa i perket kreut, klasifikimi drejtohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Holanda.

Top Channel