Perballjet, historia flet kunder vlonjateve

06/05/2009 08:40

Te pakten per nga historia, Flamurtari niset ne disavantazh ne finalen e Kupes se Shqiperise me Tiranen. Perballjet mes ketyre dy skuadrave flasin ne favor te bardhebluve: kryeqytetasit kane triumfuar ne te tria ndeshjet e diskutuara.

Dueli i pare eshte ai i vitit 1983, ku Tirana fitoi me rezultatin 2-1. Me te njejtat shifra eshte mbyllur edhe finalja e nje viti me pas. Me e diskutueshmja ka qene ndeshja e luajtur ne vitin 1996, kur pas barazimit 1-1 ne kohen e rregullt, Tirana ka fituar 4-3 me penallti.

Kuqezinjte e cilesojne “te vjedhur” ate finale, pasi goli i bardhebluve eshte realizuar pas nje faulli. Gjithsesi, ne takimin e sotem, qe eshte edhe i katerti ne histori, me teper rendesi do te kete deshira per t’u shpallur fitues te Kupes. Vlonjatet, te rikthyer ne finale pas 12 vitesh (per here te fundit luanin ne vitin 1997), kerkojne te fitojne trofeun e pare pas afro dy dekadave “agjerim”.

Ata kane luajtur 11 finale, duke e fituar dy here trofeun, ndersa ne nente raste kane dale kokulur nga fusha. Kualifikimi i kuqezinjve ne kete ndeshje ka ardhur pas fitoreve 1-0 ne Vlore dhe 2-0 ne tavoline me Shkumbinin, ku ndeshja ne Peqin u nderpre per shkak te goditjes me gure te lojtareve te Eqerem Memushit dhe gjyqtareve italiane. Ne anen tjeter Tirana luan finalen numer 21 ne histori, ndersa e ka fituar Kupen ne 13 raste.

Top Channel