Flamurtari fiton kupen ne finalen dramatike

06/05/2009 18:00

Flamurtari eshte fituesi i edicionit te 57-te te Kupes se Shqiperise ne futboll pasi ka mundur ne nje finale dramatike Tiranen e Agustin Koles me rezultatin 2-1.

Goli i vlonjateve ne minuten e fundit te shteses u ka dhuruar trofeun kuqezinjve. Ndeshja nisi me nje ritem jo te kenaqshem nga te dyja skuadrat. Ishte Dabulla per Tiranen qe shenoi golin e pare ne minuten e 42-te pas nje krosimi nga e djathta.

Edhe pjesa e dyte ka folur per bardheblute, por pas nje rremuje ne zone Mema ka arritur te barazoje rezultatin. Minutat ne vazhdim Tirana ka kembengulur per te shenuar golin e dyte por bardheblute jane shokuar nga nje gol ne sekondat e fundit te takimit nga Zeqiri.

Perballja e katert ne finalen e kupes me dy skuadrave u zhvillua ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Me kete trofe, Flamurtari e shenon per here te trete emrin ne listen e fituesve te Kupes se Shqiperise.

Top Channel